Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka komentuar letrën e opozitës drejtuar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrelli, në të cilën ata kërkojnë që sanksionet në lidhje me sulmin në Banjskë të zbatohen kundër tij dhe jo ndaj Serbisë, raporton politica.rs.
Vuçiç është shprehur i tronditur dhe sipas tij ky është rast unik në botë që dikush nga opozita kërkon sanksione ndaj një presidenti.
“Nuk ka ndodhur kurrë që opozita t’i kërkojë një vendi sanksione ndaj presidentit, është një qasje e papërshtatshme, joserioze, antishtetërore, antipopullore, u trondita.
Kur kërkon sanksione ndaj presidentit të një vendi, atëherë krijon një imazh të keq për vendin dhe kjo ndikon në investime dhe gjithçka tjetër. Opozita thotë se “faji nuk është i Prishtinës dhe Albin Kurtit, por i Serbisë”, tha Vuçiç.
Presidenti i Serbisë komentoi edhe vizitën e zyrtarëve të lartë në Beograd në 21 tetor. Vuçiç tha se uk mund të flas për detaje, pasi kjo është marrëveshja, por sipas tij qëllimi i tyre përfundimtar është njohja e Kosovës.