TIRANË- Çështja e ‘Kurum” dhe transporti i mbetejeve të pretenduara të rrezikshme u diskutua mbrëmjen e kësaj të enjteje në studion e “Real Story”, në ABC News.
Ish-zëvendësministri në Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Energjisë, Ilir Bejtja, tha se nuk beson fare te dyshimet që kanë ngritur agjencitë ndërkombëtare. Ai tha se mendon se ky është një mendim klientelist i tyre, që favorizon dikë.
“Për mua mbetet për t’u verifikuar. Unë nuk besoj fare te dyshimet që kanë ngritur këto agjencitë ndërkombëtare ,mendoj se është një opinion klientelist i tyre, pra, dikë favorizojnë, nuk është e rastit. Industria jonë metalurgjike prodhon 30-40 mijë tonë çelik përgjatë gjithë vitit.”, tha ai.
Më tej, Bejtja theksoi se opozita nuk ka asnjë të drejtë ta përdorë këtë situatë, pasi ajo ka kusuret e veta në këtë histori. Ai theksoi se Kurum është investitori më i madh bë vend dhe prej ardhjes së tij në Shqipëri ka investuar rreth 500 milionë euro.
“Opozita s’ka asnjë të drejtë. Kurimi është investitori më i madh i Shqipërisë, i cili ka investuar mbi 500 milionë euro gjatë gjithë kohës së ve të këtu. Pra nuk ka investitori më të madh në Shqipëri. Nëse sot ka një shakatar që ka krijuar një situatë, kjo është qeveria demokratike, që ka qenë deri në privatizimin e famshëm”, tha ai.
Eksperti i ekonomisë dhe gazetari Bardhi Sejdarasi, tha se i duket e padrejtë kur një kompani, e cila ka bilanc pozitiv, kërcënon punëtorët dhe thotë se nuk i paguan ato. Kjo qasje dhe kjo formë presioni tha ai është e padrejtë.
“Grupi ka një bilanc pozitiv dhe pse kompania herë pas herë kompania bën këtë kërcënim, që nuk I pohuan dot punonjësit?”, tha Sejdarasi.