Opozita zgjodhi kandidatin për Himarën/ Vangjel Tavo për “Real Story”: S’i komentoj kundërshtarët. Fokusi im, qytetarët himarjotë

Më të fundit


Petro Gjikuria do të jetë kandidati i opozitës për zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë, që do të mbahen me 4 Gusht.

Kandidati socialist Vangjel Tavo, në një lidhje live për “Real Story”, tha se nuk ka asnjë koment për kundërshtarin pasi fokusi i tij i vetëm janë qytetarët e Himarës dhe problematikat me të cilat ata përballen.

“Nuk kam asnjë koment sepse kundërshtarët ose rivalët kanë punën e tyre, unë time. Nuk është fokusi im që kandidati rival. Asnjëherë në të gjitha përballjet e mia elektorale nuk jam marrë kurrë me rivalin pasi fokusi im edhe në të shkuarën, por edhe sidomos tani, janë qytetarët dhe problemet e tyre.

Zgjidhja e çështjeve që kanë shqetësuar dhe vazhdojnë të shqetësojnë qytetarët e bashkisë së Himarës që janë të njohura tashmë por që këto çështje janë njohur edhe në të gjithë opinionin publik shqiptar edhe më gjerë.

Çështje që kalonin herë pas here edhe kufijtë e bashkisë së Himarës dhe bëheshin probleme ndërshtetërore dhe krijonin marrëdhënie diplomatike mes vendeve. Shpresoj që edhe ai të ketë në fokus qytetarët dhe jo kandidatin dhe të bëjmë një fushatë të qytetëruar siç e meriton komuniteti himarjot.”, tha Tavo./abcnews.al



Skip to toolbar