Mediat greke kanë publikuar të dhëna të reja sa i përket shëndetit të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili dy javë më parë kreu edhe një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin “Evangelismos” në Athinë.
Zougla raporton se orët që po kalojnë janë kritike për gjendjen shëndetësore të Kryepeshkoppit, i cili ka pësuar një përkeqësim të ndjeshëm.
Mjekët janë përpjekur të heqin nga intubimi kryepeshkopin, por duket se disa prej organeve të tij nuk funksionojnë.
Kujtojmë se ditët e fundit mjekët e spitalit “Evangelismos” bënë përpjekje për heqjen e tij nga intubimi e tij, ndërsa kishin proceduar me trakeostomi.
Kryepeshkopi 95-vjeçar u shtrua në një spital të Tiranës më 30 dhjetor me simptoma të infeksionit të rëndë dhe më 3 janar, pasi u përkeqësua, u transferua në spitalin grek.