Kryepeshkopi Anastas është në vështirësi shëndetësore prej ditësh. Gjendja e tij vlerësohet kritike nga mjekët, ku po trajtohet në një spital në Athinë.
Ish-kryetari i Komitetit të Kulteve, Ilir Kulla në emisioni “Real Story” në ABC News ka thënë se kontributi më i madh i Janullatosit është që ka rivendosur që për t’u bërë kryepeshkop duhet të jesh shqiptar.
Ai ka theksuar se ky kontribut ka mbajtur kishën të bashkuar.
“Anastas Janullatosi ka rivendosur që për t’u bërë kryepeshkop duhet të jesh shqiptar. Ai kishte krijuar shkollën, universitetin dhe të gjithë këta janë shqiptarë. Ky është kontributi më i madh që ka dhënë Janullatos, sepse ka mbajtur kishën bashkë dhe ka rikuperuar pjesën më të rëndësishme të statutit që ka mbajtur Kongresi i Beratit dhe Kongresi i Korçës këtë vit, që është pjesa që popujt do jenë shqiptarë. Peshkopët nuk martohen dhe e lidhin fatin me krijuesin lart. Ata bëhen gjeneral të kishës dhe martohen me zotin lart”, u shpreh Kulla./abcnews.al