Organizonte baste online, 26-vjeçari nga Kuçova, arrestohet për herë te dytë

AKTUALITET


Një person ka rënë në prangat e Policisë mbrëmjen e djeshme në Kuçovë dhe një tjetër është proceduar penalisht, të akuzuar për organizim të lojërave të fatit.

Sipas Policisë, në pranga ka rënë Xh.H., 26 vjeç, i dënuar më parë për këtë vepër penale dhe u procedua penalisht E.H., 29 vjeç. Atyre iu sekuestruan 11 tableta, të cilat dyshohet se shërbenin për vendosjen e lotove të sportit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar