OSBE “pajton” Ramën me Bushatin, caktohet i dërguari i posaçëm

POLITIKË


Marrja e kryesimit të OSBE ka bërë që kryeministri Rama të bëjë paqe me kritikun e tij Ditmir Bushati duke e caktuar atë në një rol të rëndësishëm. Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është emëruar nga kryeministri Rama, i Dërguari Special i Kryetarit të Zyrës së OSBE-së. Shqipëria mori zyrtarisht më 9 janar kryesimin e OSBE për 2020, ku kryeministri Rama njëherësh edhe ministër i Jashtëm paraqiti prioritetet e OSBE gjatë kryesimit të Shqipërisë.

Stafi i OSBE do të jetë një ndërthurje mes shqiptarëve dhe të partnerëve të huaj, ndërsa Bushati është angazhuar për të përcjellë qëndrimet e drejtuesit të organizatës, ku nuk mund të jetë i pranishëm kryetari i OSBE, Edi Rama. Ditmir Bushati do të merret me çështje të ndryshme që do të dalin gjatë kryesimit të Shqipërisë në OSBE duke reflektuar pozicionin e kryetarit të kësaj organizate.

“Ditmir Bushati- I Dërguari Special i Kryetarit të Zyrës së OSBE-së” thuhet në faqen zyrtare të OSBE.

Kryetari i Zyrës merr një kryesim në parandalimin e konflikteve, zgjidhjen dhe rehabilitimin në rajonin e OSBE-së, duke marrë kontakte të drejtpërdrejta me palët në fjalë dhe rregullimin ose zhvillimin e negociatave për zgjidhje. Për të trajtuar krizat ose për të siguruar një bashkërendim më të mirë të përpjekjeve të shteteve pjesëmarrëse në fusha të veçanta, Kryetari mund të emërojë përfaqësues personal ose të veçantë. Përfaqësuesit personalë kanë një mandat të qartë dhe të saktë, i cili përshkruan detyrat që pritet të ndërmarrin. Kryeministri Rama, i cili është edhe kryetar i OSBE për 2020, ka emëruar Ditmir Bushatin si të dërguarin special të kryetarit të zyrës së OSBE.

Marrja e kryesimit të OSBE nga Shqipëria për vitin 2020, u cilësua një moment historik për vendin nga kryeministri Rama gjatë prezantimit të prioriteteve në Vjenë më 9 janar.

Në faqen e OSBE është publikuar stafi i plotë i kësaj organizate gjatë kryesimit të Shqipërisë për 2020 në drejtimin e kryetarit Edi Rama.

Ambasadori Heidi Grau: Përfaqësues Special i Kryetarit të OSBE-së, Zyra në Ukrainë dhe në Grupin e Kontaktit Trilateral

Ambasadori Rudolf Michalka: Përfaqësues Special i Kryesuesit të OSBE-së për Kaukazin e Jugut

Ambasadori Thomas Mayr-Harting: Përfaqësuesi Special i Kryetarit të OSBE-së për procesin e zgjidhjes së transdniestrisë

Ambasadori Andrzej Kasprzyk: Përfaqësuesi Personal i Kryetarit të Zyrës së OSBE-së për konfliktin e trajtuar nga Konferenca e Minsk OSBE-së

Kolonel Sulo Mustafaraj: Shef i Grupit të Planifikimit të Nivelit të Lartë

Volker Frobarth: Përfaqësues në Komisionin e Përbashkët Letonez – Rus për Pensionistët Ushtarak;

Rabbi Andreë Baker: Përfaqësuesi Personal i Kryesuesit të OSBE-së për Luftimin e Anti-Semitizmit

Profesor Regina Polak: Përfaqësues Personal i Kryetarit të Zyrës së OSBE-së për Luftimin e Racizmit, Ksenofobisë dhe Diskriminimit, duke u përqendruar edhe në Intolerancën dhe Diskriminimin ndaj të Krishterëve dhe Anëtarëve të Feve tjera

Ambasadori Mehmet Paçacı: Përfaqësuesi Personal i Kryesuesit të OSBE-së për Luftimin e Intolerancës dhe Diskriminimit ndaj Myslimanëve

Ambasadori Melanne Verveer: Përfaqësuesi Special i Kryesuesit të OSBE-së për Gjininë;

Paola Severino: Përfaqësues Special i Kryetarit të Zyrës së OSBE-së për Luftimin e Korrupsionit

Valiant Richey: Përfaqësues Special dhe Koordinator i OSBE-së për Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore

Alba Brojka: Përfaqësues Special i Kryesuesit të OSBE-së për Rininë dhe Sigurinë.



Skip to toolbar