Osmani nis takimin me liderët partiakë pas dështimit të votimit të Qeverisë së re

KOSOVA


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka nisur të enjten një takim me liderët partiakë dhe, sipas raportimeve të disa mediave lokale, tema kryesore ka të bëjë me datën e zgjedhjeve të reja.

Radio Evropa e Lirë (REL) ka kërkuar një konfirmim prej Zyrës së Presidencës nëse do të mbahet takimi, por nuk ka marrë përgjigje.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë pak para nisjes së takimit se partia e tij preferon datën 21 dhjetor për mbajtje të zgjedhjeve të reja.

Ndërsa kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka përmendur dy data: 21 dhjetor ose 11 janar.

Më vonë janë parë duke hyrë në ndërtesën e takimit edhe liderët tjerë partiakë.

Raportimet për këtë takim vijnë pasi nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca, nuk ka arritur t’i sigurojë votat e nevojshme për të formuar Qeverinë e re më 19 nëntor.



Skip to toolbar