Osmanit i përfundon mandati, sot i dorëzon zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

KOSOVA


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet që këtë të shtunë, në orën 16:00 t’i dorëzojë zyrtarisht detyrën kryeparlamentares, Albulena Haxhiu.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Presidentes.

Ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës do të zhvillohet në Kabinetin e Presidentes.

Sjellim ndërmend se Vjosa Osmani e mori detyrën pesë vite më parë me përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje, por nuk arriti të sigurojë një mandat të dytë, pavarësisht se kishte shprehur më parë dëshirën për ta vazhduar atë.



Skip to toolbar