OSSH nis kontrollet, 42 procedime për vjedhje energjie

AKTUALITET


Departamenti i Kontrollit në OSSH ka nisur kontrollet tek abonentët për vjedhjen e energjisë elektrike dhe si rezultat ka bërë 42 procedime në polici, ndërsa njofton se ka marrë masa edhe ndaj elektricistëve.

“Në fokus të punës është zbulimi i vjedhjes së energjisë elektrike dhe rikuperimi i humbjeve në sistemin shpërndarës”, deklaroi Armand Zhuka, drejtori i departamentit.


Si rezultat i kontrolleve në muajin janar, janë zbuluar dhe proceduar 42 abonentë për vjedhje të energjisë elektrike, përmes skemave të ndryshme, si furnizim me linjë të dytë, konsum energjia pa kontratë dhe ndërhyrje në matës. 10 abonentë rezultuan konsumatorë privatë, pra biznese. Bazuar mbi provat, abuzimi është kryer në bashkëpunim me elektricistët, por edhe në kushtet e neglizhencës, ndaj OSSH mori masa për 6 punonjës.

Struktura e Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve është njësi e posaçme për realizimin e operacioneve në terren kundër abuzuesve me ligjin.




Skip to toolbar