Pa maskë dhe doreza me mjekët shqiptarë në Itali, Gent Cakaj: Fokusohuni tek solidariteti që treguam. Lubonja: Hipokrizi, propagandë!

AKTUALITET


Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Europës, Gent Cakaj, i ftuar këtë mbrëmje në “Real Story” komentoi vizitën e tij në Itali, bashkë me 30 mjëkë dhe infermierë. Ai po ashtu tha se fokusi duhet të vihet tek xhesti fisnik që Shqipëria tregoi përballë Italisë dhe jo tek fakti që në aeroport në takimin me homologun Di Maio, ai u shfaq pa maskë e pa doreza mbrojtëse.

“Kam qënë me njerëz që I kanë zbatuar masat mbrojtëse, nuk kishte kurrëfarë rreziku. Kam qënë për të dhënë solidaritet dhe mbështetje, fokusi duhet të jetë te aksioni që kemi ndërmarrë dhe jo te sjellja ime. Unë nuk jam në karantinë se kam thyer rregullat, ky është një rregull i përcaktuar nga qeveria dhe unë po e zbatoj do qëndroj për 14 ditë në vetëizolim”,- tha Cakaj.

Ndryshe nga ai, kritik për këtë veprim u shpreh analisti Lubonja. Ai tha se qeveria, të cilën e quan regjim, bëri propagandë për të marrë mbështetjen nga jashtë që të vazhdojë të ushtrojë regjimin brenda vendit.

“Jam kritik ndaj kësaj qeverie që e quaj regjim dhe jo demokraci, e ka thënë edhe vetë Presidenti kur bëri manifestimin. Jemi në një vend të rreshtuar të 13 në botë nga fillimi për korrupsion, ku keqtrajtohet qytetari, ku 57% duan të ikin nga të dhënat e Gallup kjo, në një vend ku mjekët ikin në Gjermani edhe studentët bëjnë kurs gjuhe që kur të mbarojnë studimet këtu të ikin direkt në Gjermani. Është hipokrizi të bësh propagandë dhe një shfaqje fisnikërie përballë popullit italian. Është një propagandë që e kërkojnë regjimet, bëjnë shfaqje jashtë që të marrin miratim për gjërat që bëjnë brenda shteteve të tyre. E ka bërë edhe Kina edhe Rusia. Ne qe sillemi aq keq me shqiptarët qënkërkemi më fisnikë se grekët apo Franca dhe Spanja? Mendoj që ky regjim duhet të rrëzohet. Unë jam kundër propagandës”,- tha ai.



Skip to toolbar