Gjykata Kushtetuese u mblodh sot për të shqyrtuar padinë e kryeministrit Edi Rama pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra dhe ndaluar daljen nga shteti të zv.kryeministres dhe ministers së infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku.
Në seancë, qeveria kërkoi shfuqizimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me argumentet se pushteti gjyqësor kishte ndërhyrë në ekzekutiv, dhe pezullimi në këtë rast ishte de fakto shkarkim, duke penguar edhe veprimtarinë e Këshillit të Ministrave.
Si palë të interesuara në këtë seancë morën pjesë Kuvendi dhe Presidenca. Gjykata e Posaçme e cila dha vendimin nuk mori pjesë në senacë, ndërsa SPAK mbrojti vendimin, me dy prokurorët Dorina Bejko dhe Dritan Prençi, sipas të cilëve masa ndaj zv.kryeministres është personale dhe qëndrimi i saj në detyrë është i rrezikshëm.
Pas 4 orësh seancë, Gjykata Kushtetuese u tërhoq për vendim, pa dhënë datë apo orë se kur do të mblidhet sërish për të vendosur.
Konkluzionet e palëve në proces dhe ato të interesuara:
“Kërkojmë pranimin e kërkesës së padisë, sipas objektit”, tha përfaqësuesja e qeverisë.
“Në përfundim të gjitha argumenteve, i kërkojmë gjykatës pranimin e kërkesës së kryeministrit, tha përfaqësuesja e Kuvendit.
“Ne i qëndrojmë parashtrimeve tona. Presidenti mbështet qartësimin nga ana e gjykatës, cilado qoftë vendimmarrja”, thanë nga institucionit i presidenti.
“Ne i qëndrojmë asaj që kemi paraqitur me shkrim. Jemi për mospranimin e kërkesës së kërkuesit”, thanë përfaqësuesit e SPAK.
Drejtuesja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji pasi ftoi palët në proces dhe ato të interesuara të paraqesin konkluzionet tyre, njoftoi mbylljen e seancës, ndërsa pritet vendimin mbi padinë e kryeministrit.
“Deklarojmë mbylljen e shqyrtimit gjyqësor. Trupi gjyqësor tërhiqet për vendim, data dhe ora do t’u komunikohet sipas parashikimeve ligjore” ,tha kryetarja e Gjykatës Kushtetues
