“Pagat e forcave tona të armatosura do të rriten këtë vit”, Rama: Brenda 2030 duhet të kemi eksporte ushtarake të markës “Made in Albania”

AKTUALITET


“Ne po përpiqemi që të fusim teknologjinë dhe në aspektin të këtij vendi. Kjo qendër është një bërthamë që premton shumë dhe janë pikërisht vajza dhe djemtë, gjenerata e tyre që dhe në Shqipëri ka plot talente, që kjo qendër i referohet përtej kufijve. Qëllimi është që forcat tona të armatosura, ushtria jonë të behet një vatër e një zhvillimi teknologjik përtej vetvetes.

Një shembull që ne duhet të marrim nga shumë vende të tjera, që kanë te mbrojtja nnjë zhvillim teknologjik.

Për herë të parë, pagat e forcat tona të armatosura janë rritur çdo vit dhe do të rriten dhe këtë vit. Ne kemi një trup ushtarake të paguar në mesataren e vendeve NATO.

Ndryshe nga shumë vite më parë, ne kemi një ushtri që në aspektin e pagave është në nivelin A të rajonit, por kjo nuk është thjesht një mbështetje të asaj që ne kemi sot, por dhe të asaj që do të kemi nesër. Kjo është dhe nevoja e studentëve që e shikojnë me prespektivë forcat tona të armatosura. Prandaj, ne natyrshëm duhet të marrim masat tona dhe për motivimin financiar tonin. Për këtë pjesë që ka të bëjë me inovacionin, do të mjaftonte një për të pasur sukses përtej Shqipërisë. Nga ana tjetër, them që ministri nuk është Gjirokastra, por nga Korça, por nuk është shumë larg kur bëhet fjalë për nikorqirllëkun.

Tjetra që dua të theksoj sot, është që një zhvillim i forcave të armatosura janë gati, ndërkohë që po përgatisim dhe platformën e re të forcave ushtarake dhe mbi të të nisim një val investimesh në Ministrinë e Mbrojtes.

Ambiacia jonë është që brenda vitit 2030 të kemi eksporte ushytarake të markës “Made in Albania”, natyrisht që ushtria jonë të fillojë të pajiset me pajisje “Made in Albania”.



Skip to toolbar