Pagat e gjyqtarëve/ Kthupi: Shoqata e Gjyqtarëve në Shqipëri, e papranueshme! Kanë ligj të posaçëm

Më të fundit


Kërkesa e gjyqtarëve për rritjen e pagave ka sjellë së fundmi një përplasje mes ekzekutivit dhe gjyqësorit.

Juristi Rezart Kthupi e cilësoi të papranueshme ekzistencën e shoqatave të gjyqtarëve në Shqipëri, duke theksuar se ata mbrohen tashmë me ligj të posaçëm, njësoj si prokurorët.

Më tej, Kthupi tha se kryeministri si drejtues i procesit ligjvënës mund të rregullojë vakumet ligjore përmes Parlamentit. “Ajo që është e papranueshme, në Shqipëri, është të ketë shoqata gjyqtarësh kur ata mbrohen me ligj të posaçëm; për mua nuk ka asnjë logjikë. Kjo vlen edhe për gjyqtarët, edhe për prokurorët. Kryeministri është drejtues i procesit ligjvënës dhe, nëse konstaton një vakum ligjor që duhet interpretuar, mund ta kalojë në Parlament. Mund të korrigjojë vakumin ligjor.

Për mua, për aq kohë sa ka një vendim paraprak të Gjykatës Kushtetuese është në rishqyrtim për një detaj teknik, çështja duhet të ishte rigjykuar që atëherë. Kjo është një tentativë për të marrë një të drejtë që duhet të ishte arritur që atëherë.”



Skip to toolbar