Një person ka mbetur i plagosur këtë të mërkurë (16 prill) me armë. Sipas burime, mësohet se disa persona kanë qëlluar me armë zjarri çifte në drejtim të Flamur Manes, teksa ky i fundit bënte roje brenda stanit të bagëtive.
Mane ka mbetur i plagosur në kokë nga saçmet dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Lushnjes, e më pas nga aty, është nisur drejt spitalit të Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pluk të Lushnjes, ndërsa kujtojmë se tre ditë më parë, në stanin e Manes, u vodhën 4 krerë bagëti