Paketa Anti-KÇK, Lleshaj: S’shoh asnjë problem që Komiteti i Koordinimit të drejtohet nga ministri i Brendshëm

AKTUALITET


Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pohoi se nuk sheh asnjë problem tek fakti që Komiteti Kombëtar i Koordinimit për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar të drejtohet nga ai.

Përballë analistëve në studion e emisionit ‘Real Story” në ‘News24’ Lleshaj pohoi se roli i këtij komiteti në kuadër dhe të paketës Anti-KÇK që u miratua sot në Kuvend, është vetëm në funksion koordinues.

“Nuk do të jem në krye të komuniteti. Aty nuk flitet për drejtim. Por për kryesim të një tryeze. Mund të ishte fare mirë dhe prokurori i Përgjithshëm. Pse jo politike? Kur flasim për politike, flasim për përfaqësues që shikojnë vullnetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk kanë nga shkojnë pa pasur besim. Shqiptarët zgjedhin politikën, dhe asaj i kërkojnë dhe plotësimin e detyrave dhe objektiva. Nuk shoh asnjë handikap që mos të jetë ministri. Dhe vende të tjera më të zhvilluara kështu e kanë. Në pikëpamje doktrinarë nuk është gabim që prokuroria të bashkëpunojnë me policinë. Komiteti do të ketë funksion koordinues për të përmirësuar parametrat e rendit dhe të sigurisë. Duhet të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin. Pavarësia e nënkupton koordinimin, pasi përgjegjësia është e përbashkët.”, tha Lleshaj.

Lleshaj tha se qeveria kishte nevojë të përparonte shpejt për të gjurmuar asetet dhe pasurinë e krimit. Ai pranoi se qeveria ka ndjekur një rrugë atipike për të marrë përgjegjësi.

“Është një vullnet i caktuar politik dhe ne mbajmë përgjëgjësi për të. Nevoja ishte të përparonim shpejt. Kemi pasur vendime skandaloze të shumta nga gjyqtarë e prokurorë që kanë nxjerrë nga burgu persona që llogariteshin të ishin aty përjetësisht. Dalja e këtyre personave e bënte emergjente lëvizjen për të përballur një situatë të pallogaritshme. Papritmas këta futen në skenë, por kanë edhe një arsenal logjistik dhe financiar. Ndoqëm një rrugë atipike për të marrë përgjegjësi. Procesi u zhvillua shpejt, na udhqëhoqi vullneti politik, ekspertiza na ka mbështetur. Qeveria ka marrë përgjegjësi për këtë. Skeptikë kemi pasur edhe në radhët e BE, por për gjithë skepitikët ligji ka një afat të caktuar. Prova e vetme e këtij akti normativ do të jetë rezultati i tij”,- tha ai.

Sipas ministirt, ligjit i janë bërë vërejtje në parim, “në thelb është zbatimi i një ligji që zbatohet për politikanët, pra japim llogari edhe ne për pasurinë, edhe gjyqtarët e prokurorët. Kjo gjë i kërkohet edhe njerëzve të botës së krimit. OFL ka ndërmarrë hapa konkrete. Ka trokitur në shumë dyer. Lajmi i mirë është që nuk kemi pasur asnjë kontestim deri tani”.



Skip to toolbar