“Pallati i pabanueshëm, por nuk kemi përgjigje përfundimtare”, banorët në Lezhë s’e dinë çfarë do ndodhë me shtëpitë

Më të fundit


Tërmeti i 26 nëntorit la me mijëra objekte të pabanueshme në qytetin e Lezhës. Një ndër to ishte dhe banesa e qytetares Drane Fane. Përfaqësuesja e Partisë Demokratike Alfrida Marku, u njoh me problematikat dhe shqetësimet e zonjës Fane, e cila deri para pak javësh banonte në shtëpinë e dëmtuar.

Pallati ku ajo banonte u kategorizua si i pabanueshëm nga inxhinierët pak ditë pas tërmetit, mirëpo që prej asaj kohe, asnjë informacion nuk ka ardhur nga autoritet shtetërore lidhur me fatin e këtyre objekteve. Për shkak të frikës nga paqëndrueshmëria e strukturës së pallatit të vjetër, familja e zonjës Fane është strehuar në një banesë tjetër, afër asaj të mëparshme.

Zonja Drane i apelon shtetit që të zgjidhë sa më parë çështjen e shtëpisë, ndërkohë që barra financiare e qirasë së apartamentit ku ajo banon aktualisht, bëhet akoma dhe më e papërballueshme me kalimin e kohës.

Drane Fane: Unë jam Drane Fane. Jetoj në lagjen Besëlidhja. Në lagjen Besëlidhja me datë 26 ra tërmeti, na i plasariti shtëpitë, na i nxori me kryq, të pabanueshme. Si përfundim, nuk na tha njeri që dilni, as se mos dilni, as nuk erdhën ta verifikonin përfundimisht. Me fjalë me verifikim të përgjithshëm. Vajta në janar tek bashkia. Më doli njëra më tha përderisa bashkia ta ka dhënë bonusin e qirasë, gjej shtëpi.

Alfrida Marku: Pallati është deklaruar i pabanueshëm tek ju?

Drane Fane: Pallati është deklaruar i pabanueshëm, por ekspertët nuk kanë ardhur për përfundimtaren. Nuk na thanë që dilni sot ose… Të thashë pra me 10 qershor më tha vajza ime mami e ka nxjerrë filania në Facebook që do të shembet pallati edhe erdha gjeta një shtëpi këtu mbas kësaj shtëpisë së parë, këtu në katin e dytë. Edhe ky është i pabanueshëm me thënë të drejtën, por duke qenë një fije më i mirë se pallati jonë ku isha, po jetoj prej 5 javësh. Kërkoj që të tregohet e vërteta si i thonë asaj. Kur do rregullohet, kur do shembet, si do bëhet, qysh e tek. Një shtëpi e ndërrova, shtëpinë e dytë e kam këtu, të shkoj në shtëpi të tretë vetem të shkoj të mbytem ne lumë me djalin.”



Skip to toolbar