I sapoemëruar si i dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer ka bërë publike planet dhe qëllimet e tij në krye të këtij posti. Marrëveshja Kosovë–Serbi, është një nga qëllimet kryesore të axhendës së Plamer dhe këtë shpreson që ta arrijë në një periudhë të shkurtër kohore.
“Qëllimi im është që t’i kthejë Beogradin dhe Prishtinën në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sigurojë një marrëveshje. Zgjidhja e çështjes së Kosovës është shumë e lartë në axhendën time. Ne kemi mundësinë dhe ne duam ta shfrytëzojmë”, thotë Palmer për median shtetërore serbe Tanjug.
Ulja e dy vendeve sa më shpejt në negociata, është një nga qëllimet e SHBA tha Palmer, i cili bëri thirrje për palët që të mos “helmojnë më atmosferën” dhe të bëhet pezullimi i taksës 100 % ndaj produkteve serbe dhe se Serbia nga ana e saj të mos lobojë më kundër Kosovës.
“Ne kemi zgjedhje në Kosovë më 6 tetor, dhe ato do të mbahen në Serbi në pranverë. Ne do të kemi mundësinë që të vazhdojmë negociatat midis dy zgjedhjeve, të cilën duhet ta shfrytëzojmë. Shpresojmë që të dyja palët të shfrytëzojnë këtë mundësi. Shpresoj që qeveria e ardhshme e Kosovës do të pranonte të pezullojë tarifat për të lejuar që dialogu të rifillojë, dhe se Beogradi do të ndalë lobimin tek vendet e tjera për të tërhequr njohjen. E gjithë kjo, helmon atmosferën dhe e bën të vështirë kthimin në negociata me një frymë konstruktive.”- tha Palmer