Paloka: Brnabiç na thotë malokë, Rama shpellarë

AKTUALITET


Deklarata e kryeministres serbe, sipas të cilës “shqiptarët janë njerëz që kanë zbritur nga mali”, revoltoi të madh e të vogël, ish deputeti i PD-së, Edi Paloka shkruan se kjo deklaratë s’duhet të na habisë, se edhe Rama na quan shpellarë.

“Pse habitemi e revoltohemi kur kryeministrja e Serbisë thotë për shqiptarët se “janë te zbritur nga mali” ?!

Sa here kemi dëgjuar kryeministrin e Shqipërisë apo velinën e bashkisë t’ju drejtohet gjysmës se shqiptareve me terma : “shpellare” apo “ keni dal nga pylli”…?

Presim respekt nga ata me te cilët jemi vrare kur mbajmë nje kryeminister qe pretendon se ka marre voten e shqiptareve dhe urren e po ju bën gjithë te zezat shqiptareve !!!”, shkruan Paloka.

Të enjten përfaqësuesit më të lartë të qeverisë së Kosovës e cilësuan raciste deklaratën e Brnabiç dhe kërkuan që faktori ndërkombëtarë të reagojë.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2137833259847982&set=a.1766340456997266&type=3&theater


Skip to toolbar