Pak minuta nga nisja e protestës së opozitës, qarkulimi në segmentin Casa Italia – Sheshi Shqiponja”, vijon normalisht.
Në pamjet e filmuar me dron nga ABC News, shihet qarkullimi normal I automjeteve, ndërsa në anë të rrugës janë pozicionuar efektivë të policisë, për mbarëvajtjen e protestës.
Opozita ka njoftuar mbajtjen e protestës në 17:00, por ndryshe nga më parë, ajo do të shtrihet në akset kryesore të vendit, si:
Segmenti “Casa Italia – Sheshi Shqiponja, Rrethrrotullimi Milot, Rrethrrotullimi Shkozet, Rrethrrotullimi Bradashesh, Rrethrrotullimi Rrogozhinë, Rrethrrotullimi Levan Opozita ka njoftuar se do të ketë bllokim të këtyre akseve rrugore në shenjë të mosbindjes civile. Sakaq, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, prej mbrëmjes së të mërkurës, ka shpërndarë planin e masave, për protestën bllokues të thirru nga opozita, rreth orës 17 të së martës.
Në këtë plan masa, policia e Shtetit, ka përcaktuar se në të 6 pikat ku do të mblidhen protestuesit e opozitës, të jenë të pranishëm nga 300 efektivë të forcave të rendit. Ndërkohë në ndihmë të tyre do të jenë, reparti i Frocave të Sigurisë Kombëtare, si dhe Repartet “Shqiponja” nga i gjithë vendi.
AbcNews mëson se policia do tentojë te mbajë hapur kryqëzimet ku parashikohet bllokimi i rrugëve Kombëtare, ndërsa ka apeluar organizatorët e protestës, se pengimi I mjetëve të transportit është vepër penale që dënohet nga gjobë deri në 3 vjet heqje lirie.