Pamjet, si Boris Johnson provokoi francezët me gjestin e tij

AKTUALITET


Kryeministrin britanik, Boris Johnson është pritur në një takim nga presidenti francez Emanuel Macron por gjesti që ai ka bërë gjatë takimit para kamerave dhe gazetarëve ka shkaktuar pakënaqësi tek francezët të cilët kanë shpërthyer në kritika.

Në fillim të takimit, Johnson në mënyrë të papritur ka ngritur këmbën dhe e ka vendosur mbi tavolinë.

Duket se ai e ka bërë me qëllim këtë veprim, pasi u drejtua nga kamera, ndërsa ngrinte këmbën, ndërsa më pas ka kërkuar falje me dorë.

Gjesti ka irrituar francezët, por duke njohur kryeministrin britanik, këto gjeste janë të zakonshme.



Skip to toolbar