Pandeli Majko tregon se si lindi lëvizja studentore në ’90: Shqipëria doli për herë të parë nga udhëkryqi

Më të fundit


Pandeli Majko, protagonist i Lëvizjes Studentore 1990, kujtoi se si nisi kjo ngjarje, që u bë e rëndësishme. I ftuar në emisionin “Real Story”, ai tregoi se ishte e ëma që e nxiti që të merrte pjesë në një mbledhje në fakultetin ku studionte, për t’u bërë më pas sekretar i rinisë.

“Ka filluar në mënyrë rastësore, pasi në atë moment që më keni parë në Lëvizjen Studentore kam qenë Sekretar i Rinisë së Fakultetit të Inxhinerisë Mekanike. U bëra sekretar rinie për shkak të një presioni të ime mëje që punonte në fakultet. Më tha urgjent do të shkosh atje sepse janë mbledhur. Por duke qenë se isha në një fakultet të vështirë, nuk doja të merresha shumë se më dukej rutinë por për shkak të situatave që kishin ndodhur, ishin larguar rreth 5 mijë veta me hapjen e ambasadave. Ne kishim reagim negativ për mënyrën se si pushteti i asaj kohe ishte sjellë me ta. Duke dëgjuar sekretarin e partisë, drejtuesit e rinisë të asaj kohe, në një moment, të jem i sinqertë, më hipën nervat dhe them deri kur do t’i lëmë komunistët të na marrin për dore. Të jem i sinqertë mu dridhën këmbët dhe thashë e humba fakultetin. Por studentët më përkrahën dhe u zgjodha, dhe vajta si me zor dhe dola sekretar i rinisë së fakultetit. Pas një muaji, ne iu drejtuam me një letër të hapur Adil Çarçanit, gazeta Zëri i Popullit nuk pranoi ta botonte, dhe ne e ngjitëm në muret e fakultetit. Aty u bë një ngjarje e madhe sepse njerëzit e lexonin. Kështu që Çarçani na ktheu brenda disa ditëve. Protesta ka filluar gjatë vizitës së Çarçanit për këtë çështje në Qytet Studenti, kur vajti dhe bëri një takim te fakulteti i Inxhinierisë elektrike dhe atje pati një shpërthim. Të jemi të sinqertë, Çarçani është larguar me një frymë të përgjithshme që nuk u mirëprit asnjëherë. Gjatë natës, studentë të inxhinierisë, nëpërmjet një suste, shpërthyen transformatorin. që solli ata që dihen. Duke qenë se kisha protagonizëm, u propozova për të qenë në përfaqësinë e studentëve. Aty me njëri tjetrin bëheshin largimet nga listat. Duke mbajtur më protagonistët sepse na u bashkuan edhe 6 pedagogë. Ndodhi lëvizja e Dhjetorit, bëmë aktivitetin pas mitingut ajo që Ramiz Alia na deklaroi në takim. Më pas, duke qenë se na rrëzoi çështjen kryesore, pjesa tjetër ishte…ishte drejtues i mirë i bisedës. Me vendosjen e regjimit komunist çdo gjë u shtetëzua, përveç politikës, që ishte në duart e një njeriu. Ishte hera e parë që Shqipëria doli nga udhqëkryq, dhe revolta e studentëve ishte ndërhyrje e historisë”, u shpreh Majko.



Skip to toolbar