“Pandora Paper”, debat në “Real Story”, analisti i drejtohet ashpër gazetares

Më të fundit


Një debat i ashpër është ndezur në studion e emisionit “Real Story”, në “News 24”, ku personat e ftuar, ishin duke diskutuar për të dhënat e nxjerra nga “Pandora Papers”.

Në një moment, teksa analisti Shpëtim Nazarko po e krahasonte këtë fenomen, me atë shqiptar të Vetingut, ka reaguar gazetarja Klodiana Lala, duke dhënë një tjetër shembull.

Pikërisht kjo ndërhyrje nuk është pritur mirë nga Nazarko, i cili iu drejtua gazetares me fjalët: “Ore të mbaroj unë, dëgjo dhe mëso”.

Shpëtim Nazarko: Problemi është se ngatërron profesionin, unë jam analist, ti je reportere.

Klodiana Lala: Dhashë prova dhe fakte dhe unë jam besnike e këtyre të fundit.

Shpëtim Nazarko: Problemi qëndron këtu, kur unë të them kontratë konfidincialiteti do të kuptosh se në gazetari ka një parim të shenjtë…

Klodiana Lala: Pse përpiqesh ta devijosh.

Shpëtim Nazarko: Më dëgjo, jam gazetar më i vjetër se sa ti.

Klodiana Lala: Unë po të dëgjoj me shumë vëmendje, por…

Shpëtim Nazarko: Më le ta mbaroj, se të lash të flisje. Dëgjo dhe mëso. Kur unë përdora faktin e fotografive, bëra atë që po ndodh tani në Shqipëri që 90% e prokurorëve nuk e bëjnë dot. Unë duke qenë analist, të them një gjë, e më pas duhet 30 minuta të kuptojë.

Klodiana Lala: Zoti Nazarko ji etik.

Shpëtim Nazarko: Ti nuk di të kuptosh tjetrin.

Klodiana Lala: Kjo s’ka sens.

Shpëtim Nzarko: Një nga gjërat që vij në televizion është që të tjerët të kuptojnë atë që them. 90% e prokurorëve dënohen për fakte të thjeshta. Janë 23 veta për proces gjyqësor. E njëjta histori ndodh jo vetëm për këta.



Skip to toolbar