Panik në Fier, digjet lokali pranë policisë

AKTUALITET


Një lokal pranë drejtorisë së policisë në Fier është përfshirë nga flakët e menjëhershme të zjarrit duke shkaktuar panik te banorët e pranishëm. Lokali ndodhet në lagjen 1 Maji, ndërkohë që dyshimet e para janë se zjarri ka ardhur për shkak të një incidenti gjatë pjekjes në hell të qingjit. Nga vatra e zjarrit rrezikohej edhe një dyqan mishi në afërsi të lokalit të përfshirë nga flakët.

Ndërkohë lokali në fjalë ndodhet vetëm 100 metra larg Drejtorisë së Policisë së Fierit.


Deri tani nuk raportohen persona të plagosur, ndërsa dy automjete zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje  dhe kane mundur të neutralizojnë flakët e zjarrit.




Skip to toolbar