Panik në Korçë, rikthehen tërmetet

AKTUALITET


Banorët e Korçës janë zgjuar në panik për shkak të rikthimit të tërmeteve në këtë rajon, që kanë shkaktua disa dëme materiale edhe në qytet. Sipas të dhënave, Korça nuk ka gjetur qetësi nga e premtja e deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Lëkundjet kanë nisur nga pasditja e së premtes, janë ndjerë edhe në orët e vona të mbrëmjes, duke shkaktuar dëmtime në banesa, ndërsa shumë banorë e kanë gdhirë zgjuar nga frika. Në disa pallate kanë rënë pjesërisht edhe suvaja, ndërsa sipas të dhënave sinoptike përgjatë natës janë ndjerë 4 goditje tërmeti, magnituda më e fortë e të cilave ka qenë 2.8.

Në disa banesa janë shembur edhe copa tullash, apo betoni, që kanë rë në rrugë, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë përsëri gjatë pasdites së kësaj të shtune. Epiqendra ka qenë në afërsi të qytetit të Korçës, ndërsa itensisteti i lëkundjeve  ka qenë rreth 4.7 ballë i shkallës rihter.



Skip to toolbar