Papa Françesku emëron Arqipeshkvin e ri të Tiranës dhe Durrësit

AKTUALITET


Papa Francesku ka emëruar Arjan Dodaj si Arqipeshkvi i ri i Dioqezës Metropolitiane Tiranë-Durrës.

Kjo vjen pas largimit të Imzot George Frendo, i cili në një deklaratë nga Katedralja e Shën Palit tha se ka ardhur koha që të largohet.


Imzot Frendo tha se Dodaj ka qenë ipeshkvi ndihmës, ndërsa shprehu besimin se ai do të jetë një drejtues i përkushtuar.

“Kohë për të thënë lamtumirë. Është koha të kërkoj falje prej zotit dhe prej atyre që i kam fyer ndoshta pa dashje, të kërkoj falje prej zotit dhe prej jush kur nuk ju kam dhënë shembullin e duhur si i krishterë. Tani presim ditën kur kjo Arqidioqezë do t’i besohet Arjan Dodajt, i cili për 4 vjet ka qene dhe është për pak kohë ipeshkvi ndihmës. Kam besim se do ta drejtojë dioqezën me përkushtim dhe shumë besim e lutje”, thotë ndër të tjera Imzot Frendo.




Skip to toolbar