Analisti Artur Nura në emisionin “Real Story” në ABC News komentoi zgjedhjen e Papa Leoni XIV, duke theksuar rëndësinë politike dhe gjeopolitike të Vatikanit dhe ndikimin e figurës së re papnore në arenën ndërkombëtare.
Nure theksoi se fuqia e Vatikanit nuk duhet nënvlerësuar dhe se zgjedhja e Papa Leoni XIV nuk është e rastësishme, por pasqyron një vendim të matur në mes të zhvillimeve globale.
“Unë mendoj se ne bëjmë një gabim shumë të madh kur themi një shtet i vogël sepse duhet të themi një shtet i madh. Forca politike që përcjell Vatikani është forca politike e një shteti shumë të madh dhe jo rastësisht njerëzit e lidhin me një filozofi paqeje dhe jo rastësisht është zgjedhur Papa Leoni XIV.”Ai shtoi se të gjitha kandidaturat paraardhëse kishin prapavija të qarta gjeopolitike, por Leoni XIV ishte zgjedhja më e përshtatshme.
“Në të gjitha kandidaturat që kanë qenë para tij kanë qenë kandidatura politike ose gjeopolitike. Ose Ukraina në mes, ose Izraeli në mes, ose zhvillimet në Lindjen e Mesme, të gjitha kanë qenë kandidatura gjeopolitike dhe më e gjetura në analizën time ishte Leoni XIV.”
Në përfundim, ai e cilësoi Papën e ri si një figurë amerikane, por të distancuar nga ideologjitë politike të brendshme në SHBA.
“Që është amerikan, por nuk është ‘trumpist’. Sipas meje unë e gjykoj si ‘anti-trumpist’.”