Papa pret Baba Mondin, mbështet krijimin e Shtetit Bektashi: Nismë mjaft e bukur dhe…

AKTUALITET


Papa Françesku ka pritur këtë të Enjte në selinë e shenjtë në Vatikan Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Baba Mondin. Ky takim vjen në kuadër të 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Bektashiane në Shqipëri. Burime për Klan News bëjnë me dije se Papa i Vatikanit e ka cilësuar nismë mjaft të bukur krijimin e shtetit të ri Sovran Bektashi.

Mësohet se ata kanë firmosur bashkarisht Dokumentin e Vëllazërimit Njerëzor. Ky i fundit njihet ndryshe si Deklarata e Abu Dhabit, e cila u bë publike në vitin 2019 e që ka si qëllim vendosjen e paqes në botë.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e deklaroi në Shtator të vitit të shkuar se do të ndërtojë një shtet të ri për bektashinjtë. Sipas tij, qëllimi është promovimi i një version më tolerant të Islamit me të cilin krenohet Shqipëria.



Skip to toolbar