“Paqe” në pjesën e parë/ Traversa na mbron nga çekët, “Kuqezinjtë” të paqartë para portës së Kovar

Më të fundit


Ende nuk kemi regjistruar goditjen e parë në portë, ndërsa kundërshtarit i është mohuar dy herë goli nga traversa.

Kjo është pasqyra e pjesë së parë së sfidës mes Shqipërisë e Çekisë, në “Air Albania” të vlefshme për xhiron e 5-të të fazëës së grupeve, të UEFA Nations League, ku deri më tani rezultati ka mbetur në 0-0.

Miqtë çekë kanë arritur të trondisin dy herë portën e Strakoshës, teksa fillimisht ishte Vaclav Jemelka, i cili kap traversën pas një goditjeje me kokë në minutën e 13’-të dhe pak sekonda më vonë Lukas Cerv godet në të njëjtin vend nga distanca, ndërsa “rreziqet” e vetme të “Kuqezinjve” erdhën nga Nedim Bajrami e Qazim Laçi, të cilët ishin “të paqartë” para portës së Kovar.

Ndërkaq, në sfida të tjera, Gjermania po udhëheq 3-0 ndaj Bosnje Hercegovinës, Suedia e Sllovania janë në baraspeshën 1-1, ndërsa Holanda mban avantazhin 1-0 ndaj Hungarisë. /i.m /abcnews.al



Skip to toolbar