Paralajmërime të reja për përmbytje në Spanjë

BOTA


Një paralajmërim për motin është lëshuar për disa pjesë të Spanjës, ndërsa vendi ende vlerëson dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit.

Bëhet e ditur se paralajmërimet portokalli janë lëshuar për pjesë të Spanjës jugperëndimore – zona rreth Seviljes poshtë drejt Gjibraltarit, shkruan Sky News.

Paralajmërimet e fundit vijnë vetëm dy javë pasi përmbytjet në Valencia dhe pjesë të tjera të vendit vranë më shumë se 200 njerëz.

Në Malaga u ndërprenë të gjitha shërbimet e trenave. Disa fluturime tani kanë rifilluar pas ndërprerjeve fillestare.



Skip to toolbar