Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

AKTUALITET


Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, u shpreh se rreziku më i madh që mund t’i kanoset sigurisë së një vendi është krijimi i perceptimit të gabuar se është një vend i pasigurt.

Në një konferencë për shtyp, Lamallari u shpreh se Shqipëria nuk e ka luksin të perceptohet si vend i pasigurt, ndërsa shtoi se pasiguria më e madhe krijohet nga lufta hibride dhe agjenda të caktuara politike.

“Policia e Shtetit tashmë ka ngritur kapacitetet e nevojshme për t’ju përgjigjur kërcënimeve të ndryshme që mund të vijnë edhe në forma hibride, edhe ato që zhvillohen përmes dezinformimit në rrjetet sociale apo metoda të ndryshme që mund të përdorin për të krijuar destabilitet ose përshtypje të një vendi të pasigurt dhe ky është dëmi më i madh që mund ti bëhet një vendi pasi ne nuk kemi kohë apo luksin që të perceptohemi si një vend i pasigurt qoftë kjo kur vjen nga lufta hibride apo nga agjenda të caktuara politike. Çdo përpjekje që synon të krijoj një imazh të gabuar të Shqipërisë është në dëm të ekonomisë shqiptare dhe turizmit”, u shpreh ministri



Skip to toolbar