“Parandalimi i radikalizimit, më mirë se riatdhesimi”

POLITIKË


‘Të parandalosh është më e thjeshtë se të kurosh’ ka të njëjtën vlerë edhe për sa i përket radikalizmit dhe riatdheismit të personave të rekrutuar nga ISIS në Siri. Ekspertët e sigurisë thanë në emisionin “Real Story” në News 24 se deradikalizimi është një proces shumë i vështirë dhe shpesh i pamundur për disa persona që ideologjitë terroriste i kanë të rrënjosura thellë. Terrorizmi është i hershëm sa njerëzimi dhe parandalimi i saj përmes programeve dhe akordimit të fondeve të caktuara është shumë herë më e lehët për shtetin dhe institucionet se sa riaftësimi dhe riintegrimi i atyre personave që do të riatdhesohen. “Parandalimi është më e rëndësishme dhe me një faturë me të ulët se sa rikthimi i tyre në Shqipëri” u shprehën ekspertët.

Arjan Dyrmishi tha se “parandalimi është me kosto më të ulët në çdo aspekt, dhe kjo është një lloj disipline që duhet ta aplikosh. Nëse do të angazhosh struktura në një qasje të tillë ku e gjithë shoqëria do të përfshihet do të shohësh se sa mekanizma defektoze do të dalin në pah. Për këtë shpesh përdoren edhe situata simuluese për të parë se çdo të ndodh.”

Ndërsa Koordinatori kombëtar për radikalizmin dhe ekstremizmin, Agron Sojati tha se institucionet por dhe komuniteti duhet të rishikojë  të gjithë filozofinë se si duhet të reagojnë në raste të tilla. “Terrorizmi është i hershëm sa njerëzimi, por në situatën që ndodhemi sot, jemi në një raport për të rishikuar të gjithë filozofinë se ku do e prekim të gjithë çështjen qoftë nga institucionet, qoftë nga komuniteti.”

Adrian Shtuni shprehu shqetësimin se këto programe parandaluese duhet të kenë edhe buxhet e fonde në mënyrë që të bëhet plani i punës dhe programet si dhe të bëhet një analizë e thellë se pse ndodhi e gjithë kjo që të shmanget në të ardhmen.

Çdo të thotë të parandalosh nëse nuk ke një projekt nga buxheti, pasi fondi është i pari, pa pasur fonde nuk bën dot planin e punës dhe programin që do të aplikosh. Tani duhet të ketë më tepër komunikim dhe programe të dukshme me publikun dhe komunitetin të cilat janë tepër të përqendruara duke treguar se kjo nuk ka ndodhur rastësisht. Kjo nuk lidhet vetëm me varfërinë dhe mungesën e shkollimit, pasi aty kanë ikur edhe farmacistë. Duhet të bëhet një analizë lidhur me mangësitë dhe arsyet reale pse ka ndodhur kjo gjë dhe të shmanget në të ardhmen, dhe për këtë do të merremi për dekada me radhë” tha Shtuni.



Skip to toolbar