Një ngjarje kriminale është parandaluar nga Policia në Malësinë e Madhe.
Policia e Shkodrës njofton se Pjetër Bunjaj 60-vjeç pas një konflikti në banesë, ka tentuar të godasë me mjet prerës bashkëshorten dhe më pas e ka kërcënuar atë se do ta vriste me armë zjarri.
Uniformat blu bëjnë me dije se pas ndërhyrjes 60-vjeçari është arrestuar, ndërsa gjatë kontrollit në banesë janë sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, 140 fishekë luftarak dhe një palë gërshërë.
Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kanosja”, ”Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Malësi e Madhe, Shkodër-Informacion
Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje.
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit mes dy bashkëshortëve.
Vihet në pranga 60-vjeçari, i cili tentoi ta godiste me mjet prerës bashkëshorten dhe e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri.
Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, 140 fishekë luftarak dhe një palë gërshërë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe Shkodër kanë marrë njoftim se në fshatin Vermosh të Njësisë Administrative Kelmend, shtetasi P. B. kishte konflikt me bashkëshorten e tij shtetasen F. B., të cilës i rrezikohej jeta nga bashkëshorti, pasi ai e kërcënonte me mjet prerës dhe me armë zjarri.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë vënë në pranga shtetasin P. B., 60 vjeç, i cili pas një konflikti me bashkëshorten kishte tentuar ta godiste me mjet prerës gërshërë dhe e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri.
Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, dy karikatorë, 140 fishekë luftarak dhe një palë gërshërë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kanosja”, ”Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.