Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 15 korrik. Këtë e konfirmoi sot vet lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i cili përmes një konference për media tha se është arritur me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për të cilin shtoi se pret konfirmim zyrtar edhe nga ana e tij, informon Zhurnal.
Zaev potencon se dëshirojnë t’i japin fund “lojës” me nerva të qytetarëve dhe vendosën që 15 korriku përfundimisht të jetë data e zgjedhjeve. “Ne kemi ndërmarë hap që menjëherë të përfundojë kjo lojë e nervave që të mos pësojë populli. LSDM e tregon mirëkuptimin e saj dhe përgjegjësinë. Që të mos pësojë populli, e vendosëm 15 korrikun si datë përfundimtare për zgjedhje”, tha Zaev.
Në konferencë, Zaev tha se edhe Mickoski është pajtuar për këtë datë. Dy ditë më parë do të votojnë të sëmurit dhe të palëvizshmit, mes të cilëve edhe persona me koronavirus, shkruajnë mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Nga presidenti Stevo Pendarovski tha se do të kërkohet gjendje e re e jashtëzakonshme vetëm për zgjedhjet, informon Zhurnal. “Më tej qytetarët do të vendosin se kush do të menaxhojë me covid 19 në vjeshtë”, tha Zaev.
Zgjedhjet do të jenë më 15 korrik, ditë e mërkurë. Kjo ditë do të shpallet ditë jo pune, ndërsa heshtja zgjedhore do të fillojë më 12 korrik në mesnatë.
Ndryshe javë më parë edhe Agjencia e lajmeve Zhurnal pati shkruar datat e mundshme për zgjedhje të parakohshme, mes të cilave ishte edhe 15 korriku.