“Partizani”/ Apeli i Posaçëm rikthen masën “detyrim paraqitje” për Berishën

AKTUALITET


Apeli i GJKKO ka rikthyer sot masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për kreun e PD Sali Berisha, në lidhje me dosjen “Partizani”. 

Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për rikthimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha në arrest shtëpie, u shqyrtua këtë të premte në Apelin e GJKKO-së.

Seanca, që drejtohet nga gjyqtari i posaçëm, Engert Pëllumbi, nisi pak pas orës 10:00 në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Në seancë, ndodhej avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj.

Gjykata e apelit të posaçëm vendosi detyrim paraqitje dy herë në muaj për Berishën.



Skip to toolbar