Apeli i GJKKO-së ka vendosur këtë të martë mos ndryshimin e masave të sigurisë për ish kryeministrin Sali Berisha, i cili do të duhet të paraqitet në prokurori dhe i ndalohet dalja jashtë vendit.
Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se gjykata ndryshimin e masës së sigurisë për Jamarmbër Malltezin.
Gjykata vendosi për Malltezin, masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi”. Kjo u komunikua edhe nga avokati Genc Gjokutaj, në një deklaratë për mediat.
“Gjykata shpalli vendimin duke miratuar kërkesën e zotit Beirsha dhe duke ndryshuar masën e sigurisë për Jamarmbër Malltezin, duke caktuar masën “Arrrest në shtëpi”. Kjo mbetet një çështje politike”, theksoi ai ndër të tjera gjatë fjalës së tij.
Në përfundim të seancës shyqësore në Apelin e Posaçëm mbrojtësi ligjor i ish kryeministrit, Sali Berisha e konsideroi sërish cështjen politike.
“Kjo ceshtje mbetet politike, nuk ka lidhje me thelbin është një gërvishtje, Malltezi nuk ka asnjë lloj penaliteti. Është e pamundur që për cështje të tilla të dorëzohet kallëzimi dhe të regjistrohet procedimi penal. Ne do vijojmë procedurën” u shpreh Gjokutaj, ndërsa lidhur me një ashpërsim të masës së sigurisë ndaj ish kryeministrit Berisha për shkak të mosparaqitjes së tij në SPAK, u shpreh se Berisha nuk ka anjë rrezik për t’u larguar nga vendi.
“Ashpërsimi i masave ka të bëjë me rrezikun e ikjes. Berisha nuk ka rrezik të ikë. Problemi është ligjor, ajo masë rrjedh nga një proces antikushtetues. Gjykata sot shpalli vetëm dispozitivin. Kemi seancë tjetër të enjten. Për humbjen e fuqisë së vendimit Beteja do jetë gjatë, do kryejmë të gjitha procedurat ligjore” vijoi Gjokutaj.
Ndër të tjera mbrojtësi ligjor I ish-kryeministrit, komentoi edhe arsyet e mos paraqitjes së Berishës në SPAK.
“Refuzimi i paraqitjes ka të bëjë me antikushtetuetshmërinë. Është trajtuar në mënyrë tjetër ekstra, duke i hequr një nga të drejtat themelore, atë të mbrojtjes në Kuvend. Vendimi i gjykatës është një kopje e keqe e shkallës së parë, që pati durim për të dëgjuar por s pati guxim për të vendosur.’ tha ai.