“Partizani”, Berisha s’shkon në gjyq/ Shtyhet seanca në GJKKO, ja kur do të mbahet

AKTUALITET


Është shtyrë seanca paraprake ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe të pandehurve të tjerë, lidhur me dosjen ‘Partizani’.

Avokatët mbrojtës të ish kryeministrit Berisha kërkuan kohë të njihen me dosjen e Prokurorisë, ndërsa pretenduan se mënyra e njoftimit të të pandehurve nuk është bërë konform procedura ligjore dhe i kërkuan gjykatës të bëjë edhe një herë njoftimet.

Pasi dëgjoi palët, avokatja Flojera Davidhi vendosi shtyrjen e seancës dhe mbajtjen e saj rreth një muaj më vonë, konkretisht më 25 nëntor ora 12:00, duke i dhënë kështu kohë për t’u njohur me dosjen.

Në seancën e sotme i pranishëm ishte vetëm biznesmeni Fatmir Bektashi ndërsa ish kryeministri Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi u përfaqësuan për avokatëve të tyre mbrojtës.

Akuzat ndaj tyre: 

– Sali Berisha ish kryeministri – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

– Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish kryeministrit – akuzohet për “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe per “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

– Fatmir Bektashi – Ndërtuesi akuzohet “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe ‘pastrim parash’
Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashegimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ akuzohet për ‘Pastrim Parash’.

– Andia Pustina – Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k – Akuzohet për ‘Pastrim Parash’ .



Skip to toolbar