Pas aksidentit tragjik, kapet një tjetër makinë me emigrantë të paligjshëm

AKTUALITET


Policia ka vënë në pranga një 24-vjeçar nga Shkodra pasi ka qenë duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.

“Transportonte kundrejt pagesës, emigrantë nga India dhe Pakistani, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 24-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti tip “Benz” me të cilin transportoheshin emigrantët dhe celulari i të arrestuarit.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të transportimit kundrejt pagesës, të disa emigrantëve që synojnë të kalojnë ilegalisht kufijtë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Illegal”.

Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi E. B., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit”, Rrogozhinë, 24-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar me një automjet tip “Benz”, 3 emigrantë nga India dhe Pakistani, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, njofton policia.



Skip to toolbar