Pas Anti-KÇK, Rama nga SHBA, paralajmëron dy njësi të reja

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka lajmëruar se ka zhvilluar një takim me Mark Grren, administratorin e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).


Rama shprehet se takimi është fokusuar në rindërtimin e vendit pas tërmetit dhe në Konferencën e Donatorëve të 17 shkurtit. Por ai ka paralajmëruar dhe dy nisma të reja pas “Anti-KÇK”. “Njësinë e re Speciale Anti-korrupsion dhe Anti-evazion, që do të pasojë paketën Anti- KÇK; programin e përbashkët të Akademisë së Transparencës.” – shkruan Rama në postimin e tij.



Skip to toolbar