Pas bonusit të qirave, lirohen palestrat e shkollave, gati për të hënën

AKTUALITET


Tirana po i kthehet normalitetit pas tërmetit te 26 Nëntorit. Menjëherë pas miratimit të bonusit të qirasë nga Këshillit bashkiak për mbi 900 familje, është liruar edhe palestra e shkollës “Ismail Qemali” e cila funksionoi përkohësisht si qendër emergjente për strehimin e të prekurve nga tërmeti.

Familjet e strehuara këtu, mes të cilëve edhe ato të godinave të “Qytetit Studenti” që janë klasifikuar si të pabanueshme, kanë filluar që  të sistemohen në banesa me qira, pagesë e cila mbulohen në masën 100 % nga Bashkia e Tiranës. Me rifillimin e vitit të ri arsimor, tashmë edhe shkolla “Ismail Qemali” është në funksion të plotë duke përfshirë edhe palestrën sportive që u përdor për sistemimin e përkohshëm  të të prekurve nga tërmeti.



Skip to toolbar