Pas dy ditëve qetësi, rikthehen lëkundjet e tërmetit

AKTUALITET


Lëkundje të reja tërmeti kanë rikthyer panikun te qytetarët, pasi janë ndjerë pak pas mesnate. Qendra europiane e tërmeteve (CSEM), njofton se lëkundja ka qenë me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter dhe është regjistruar në orën 00:14, me epiqendër në fshatin Shetaj të Durrësit.

Ndërkohë, kjo lëkundje e fortë është ndjekur nga një tjetër lëkundje më e lehtë, me magnitudë 3 të shkallës Rihter, në orën 00:34, me një thellësi 29 kilometra nga Durrësi.

Vendi ynë kishte mbi dy ditë që nuk ndjente ndonjë lëkundje të fortë, që pas 26 nëntorit, kur u godit nga një tërmet shumë i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, që i mori jetën 51 personave, ndërsa qindra të tjerë mbetën të plagosur.



Skip to toolbar