Duket se Joe Biden do e konkretizojë fitoren e tij duke marrë dy fushë-beteja në këto zgjedhje, Georgia dhe Pensilvani.
Tek shteti i parë Biden tashmë kryeson me një diferencë të vogël, kurse në Pensilvani tashmë kandidati për President është vetëm 18 mijë vota larg Trump.
Ky i fundit orë më parë shpalli fitoren ligjore në Pensilvani, por numërimi aty vijon pasi kanë mbetur edhe 3% të votave pa numëruar.
Biden-it i mjafton Nevada dhe Pensilvania ose Georgia për të fituar zgjedhjet teksa duket shumë afër, vetëm 6 vota elektorale larg fitores. Më e vështirë duket rruga për Trump që ka vetëm 114 vota elektorale.