Të paktën në një gjë Presidenti bie dakord me qeverinë dhe i plotëson kërkesën zëvendës kryeministrin Erion Braçe. Me rastin e 75-vjetorit të Çlirimit, Presidenti ka nderuar me dekoratë Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare.
Kreu i shtetit thotë se gjaku për Çlirimin e Atdheut nuk mund të bëhet ujë.
“Kam kënaqësinë të ndaj me ju vendimin tim për të nderuar, në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”. Gjaku për Çlirimin e Atdheut nuk mund të bëhet ujë!” shkruan Meta.
Më herët zëvendës kryeministri Erion Braçe i drejtoi një kërkesë të jashtëzakonshme presidentit duke i kërkuar atij që të dekorojë veteranët e Luftës Antifashiste dhe duket se në këtë pikë Meta ka rënë dakord me numrin dy të qeverisë.