Reforma Zgjedhore ka një marrëveshje tashmë dhe sot u vendos në Këshillin Politik për hartimin e ndryshimeve ligjore të draftit që javës tjetër i kalon Komisionit të Posaçëm.
Pikërisht nesër në 11:00 kreu i PD, Lulzim Basha do të mbledhë grupin e punës së hartimit të këtyre ndryshimeve bashkë me Kryesinë e Partisë.
Por pas këtij konsensusi, Kryesia do të mblidhet për organizimin e partisë. Pas një viti zhvillohen zgjedhjet e reja parlamentare ku do të hyhet me Kodin e Ri Elektoral i cili do të miratohet brenda këtij sesioni parlamentar.