Pas përplasjeve me deklarata, Yuri Kim tjetër ‘mesazh’ Ilir Metës, takon Krajën pas vizitës në SHBA

Më të fundit


Pas kthimit nga vizita zyrtare që zhvilloi në Ëashington, kreu i SPAK Arben Kraja u takua këtë të mërkurë me ambasadoren amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.

Ishte vetë ambasadorja e cila teksa përcolli këtë foto shkruajti: “Kënaqësi të mirëprisja shefin e SPAK, Arben Kraja pas vizitës së tij zyrtare në Washington, e cila forcon më tej bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm punën e SPAK dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi”.

Kujtojmë se një ditë më parë Ilir Meta e cilësoi kreun e SPAK si spurdhjak të mazhorancës. Kjo deklaratë pas lajmi se Ilir Meta ndodhet nën hetim nuk u prit mirë nga ambasadorja amerikane e cila pak më vonë tha:

Kërcënimet për prokurorët dhe gjyqtarët – dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi në Shqipëri, nuk duhet të pranohen më si “normale”.

Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, ka hapur negociatat për anëtarësim ne BE dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.



Skip to toolbar