Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon momentet e fundit të pasagjerëve të avionit të Azerbajxhanit, i cili u rrëzua afër qytetit Aktau në Kazakistan.
Videoja, që u regjistrua nga njëri prej tyre, tregon pasagjerët e tmerruar, mesazhet e stjuardesave gjatë kohës që avioni ishte ende në ajër por po përballej me situatën problematike.
Sipas pamjeve, maskat e oksigjenit janë lëshuar brenda kabinës, një shenjë e qartë që tregon se situata ishte serjoze, ndoshta për shkak të një problemi teknik ose shkaqe tjetër që ende nuk janë sqaruar.
Pasagjerët janë parë në gjendje paniku, ndërsa avionin po e mundonte diçka e rëndë në ato momente.
Një tjetër video, e marrë pak sekonda pas përplasjes së avionit, tregon pasagjerët që përpiqen të dalin nga avioni i shkatërruar.
Ky moment është veçanërisht dramatik, pasi është e qartë që shumë pasagjerë kanë pësuar dëmtime dhe gjendja është kaotike.
Sipas raportimeve, shumica e pasagjerëve që mbijetuan përplasjen ndodheshin në pjesën e pasme të avionit, pranë bishtit, dhe kjo mund të ketë qenë arsyeja që ata shpëtuan.