“Pasagjeri i këndshëm VIP i trenit të vjetër të opozitës”, Rama reagon pas takimit të Bashës në Lushnjë

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka kundërshtuar deklaratat e djeshme të kryedemokratit Lulzim Basha të bëra nga Lushnja për gjendjen e fermeëve dhe bujqësisë në vend duke publikuar një video me shifrat e investimeve nga viti 2012-2013 e në vijim.

Rama e cilëson Bashën ‘pasagjerin e këndshëm VIP të trenit të vjetër të opozitës’.

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me pasagjerin e këndshëm VIP të trenit të vjetër të opozitës, si edhe pasqyrën e vetëm disa fakteve mes të djeshmes e të sotmes në Shqipërinë bujqësore, ju uroj një shikim e fundjavë të këndshme🙏”, shkruan Rama.

Kryeministri ka nxjerrë videon sipas të cilës kompleksi i tregtimit të kafshëve ku përfshihet dhe një thertore ku dje ishte lideri i opozitës ka marrë financim 296 mijë euro nga Agjencia e Zhvillimit rural dhe bujqësor.

Ai thotë se rritja e financimit në bujqësi sipas kryeministrit nga viti 2012 deri sot është me 165%.
Po kështu në vitet 2008-2012 investimet në pikat e grumbullimit ishin zero ndërsa nga viti 2013 deri në 2020 janë 123 përfitues me një shumë totale 20.8 mln euro.

Për thertoret financimi nga vitit 2013 sipas kryeministrit është 10 mln euro. Për thertoret në zonën e Fierit, 4 përfitues në shumën 2.2 mln euro.



Skip to toolbar