Pasaporta e vaksinës realitet?

CORONAVIRUS


Televizioni francez LCI i përgjigjet disa pyetjeve thelbësore për të vërtetat e këtij projekti europian. 

Pasaporta vaksinale europiane do të dalë së shpejti. E vërtetë apo jo ?

E vërtetë. Komisioni Europian do ta prezantojë pas dy javësh, më 17 mars dhe ajo do të jetë numerike me një kod QR. 

Ursula Von Der Leyen do të deklaronte në Twiter se: ‘’Ne do të prezantojmë këtë muaj propozimet tona legjislative për një pasaportë jeshile, me objektivin që t’ju lejojmë gradualisht europianëve që të udhëtojnë brenda apo jashtë unionit, për punë apo për turizëm.’’

Kjo pasaportë jeshile do të ketë të njëjtin emër si pasaporta e miratuar tashmë në Izrael. Të gjithë personat e vaksinuar atje e kanë printuar apo shkarkuar në celularët e tyre. Kjo pasaportë jeshile iu lejon përsonave të vaksinuar në Izrael të hyjnë në restorante, në qendra tregtare, në salla sportive, pra t’u rikthehen jetës normale. 

Atëherë pse në Europë, ajo që dukej e pamundur dje është bërë e mundur sot? Për pragmatizëm. Kriza po zgjat, janë shfaqur variante të reja dhe shtetet nuk mund të reagojnë më të pakoordinuar. Dimë që Greqia ishte promovuesi i madh i këtij projekti, i cili mbështetet nga shtetet e jugut, nga shtetet nordike, Austria etj. Këto shtete janë pro kësaj pasaporte, e cila synon të shpëtojë sezonin turistik. Shtete të tjera si Gjermania ishin më të rezervuara, por tani duket se ka konsensus. 

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, deklaron më 24 shkurt: ‘’Ne kemi nevojë për këtë pasaportë të verdhë për të gjithë të vaksinuarit.’’

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të deklaron më 25 shkurt : ‘’Objektivi politik është që t’ia arrijmë këtij qëllimi në muajt e ardhshëm. Kam folur për një afat 3 mujor dhe mendoj se të gjitha shtetet anëtare po punojnë në këtë drejtim.’’

Për të qenë të qartë. Në këtë stad kjo përfshin vetëm udhëtimet me avion. Është e vërtetë apo jo ?

E pavërtetë. Kjo përfshin të gjitha kalimet e kufijve, qoftë me avion, me tren, me anije, me makinë, apo edhe më këmbë. Në vazhdim çdo vend anëtar do të vendosë për veten e tij. Disa prej tyre janë shprehur se do ta zgjerojnë përdorimin e kësaj pasaporte jeshile. Do të jetë ndoshta kjo pasaportë që do t’iu lejojë turistëve gjermanë që shkojnë në Greqi, që të shkojnë në plazh apo në restorant. Pra çdo shtet do të bëjë zgjedhjet e tij. 

Kjo pasaportë sanitare do të jetë e nevojshme vetëm për personat e vaksinuar. E vërtetë apo jo ? 

E pavërtetë. Kjo pasaportë do të përmbajë gjithashtu edhe testet PCR negative, si dhe do të ketë informacion për personat që e kanë kaluar sëmundjen e covid-19 dhe tashmë kanë anti-trupa. Pra kjo pasaportë nuk do të limitohet vetëm te personat e vaksinuar, pasi përndryshe do të kishim të bënim me një vaksinim të detyrueshëm dhe Franca nuk e do këtë. 

Franca ka dhënë akordin e saj, ndërkohë që dimë që ajo ishte kundra. E vërtetë apo jo ?

E vërtetë. Nëse presidenti Macron është shumë i kujdesshëm për këtë temë, ministri i transporteve, Jean-Baptiste Djebbari, e synon në mënyrë shumë të qartë. 

Presidenti Macron flet për një sistem rregjistrimi që lejon gjurmimin e të infektuarve, ndërsa ministri i transporteve thotë se : ‘’Franca do të adoptojë një pasaportë sanitare, e cila do të konsistojë në një aplikacion në të cilin qytetarët do të kenë të gjitha informacionet lidhur me pandeminë, si një vaksinim, një test negativ, dëshmi për mungesë simptomash, etj.’’

Kjo pasaportë do të përdoret në Francë për të shkuar në restorant, në kinema, apo në një koncert. E vërtetë apo jo ?

Atëherë kjo është edhe e vërtetë edhe jo. 

Kryeministria është shprehur se : ‘’ Kjo pasaportë është e pa maturuar. Mund të ketë vende që dëshirojnë ta bëjnë të detyrueshme këtë pasaportë. Nuk mund të bëjmë asgjë kundra kësaj. Por nuk do të ishte e drejtë që ne t’ua impononim francezëve përpara se vaksina të jetë e aksesueshme për të gjithë.’’

Por në pranverë, kur vaksinimi do të jetë më intensiv, kjo çështje do të jetë qartësisht mbi tavolinë. Sekretari francez i shtetit për çështjet numerike, Cédric O, po punon tashmë mbi një projekt të kodit QR për të hyrë në restorante. Ky kod do të përmbajë të dhënat e klientit për të bërë të mundur gjurmimin, e përse jo më pas edhe testet PCR dhe certifikatat e vaksinimit. 

Edhe përgjegjësit e festivaleve synojnë të adoptojnë një kod QR që këtë verë, për të provuar që një test PCR negativ është bërë nga personi më pak se 72 orë përpara eventit. / Përgatiti Albi Xhunga



Skip to toolbar