Shumë shpejt patenta shqiptare do njihet në disa shtete

Më të fundit


Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka deklaruar se i ka gati procedurat për njohjen e patentave shqiptare në disa shtete të tjera, por janë në pritje të procedurave që varen nga qeveritë e shteteve të tjera.

“Jemi në pritje të procedurave që varen nga qeveritë e tyre, përmes ministrive tona që ndjekin procesin. Gjithashtu, kemi kryer çdo detyrë si DPSHTRR për raste si Italia për përditësim e rinovim marrëveshjeje, presim përmes ministrive tona të përfshira në proces mbylljen e praktikës dhe më tej aktet përkatëse në nivel qeverish.” – tha DPSHTRR

Ndërsa nga 16 Maji 2019 zyrtarisht Shqipëria dhe Kosova kanë njohur dhe konvertuar patentat respektive. Patenta shqiptare aktuale është plotësisht konform me standardet dhe direktivat e BE-së.



Skip to toolbar