Patozi, debat me Arion Sulon në Real Story për vendimin e Kolegjit: Ti je palë

Më të fundit


Vendimi i Kolegjit Zgjedhor ka sjellë debat të fortë në emisionin Real Story të Sokol Ballës në Vizion Plus mes kreut të Bindjes Demokratike Astrit Patozi dhe gazetarit Arion Sulo.

Astrit Patozi deklaroi se dekreti i Metës ishte vendim i qartë politik dhe se ne nuk e ndajmë dot juridikisht, pasi ne jemi palë. “Partia që unë përfaqësoj nuk ka pasur asnjë problem me datën, 30 qershori për ne nuk ka problem. Institucionet e shtetit shqiptar kush janë kur partitë zihen. Sot ka folur Kolegji Zgjedhor, me gjithë përçmimin që mund të kemi për kolegjin apo gjyqtarët, unë nuk e kam për vete, por ata mbajnë përgjegjësi për vendimin që kanë marrë”, ka deklaruar Patozi, por Sulo ka ndërhyrë duke thënë se “unë nuk jam palë”. Gjithsesi, Patozi ka vijuar duke deklaruar se “ti je palë”, Por, Sulo ka deklaruar se “nuk jam palë, por që unë po mbroj dekretin e Presidentit për 30 qershorin, pasi për mua është në fuqi, pavarësisht atyre qyqarëve që kanë dhënë atë vendim”, deklaroi Sulo.



Skip to toolbar